KARAGAÇ
Edhe Peja në BIBL
1 August, 2013 @19:09
Pas kërkesës së Pejës muaj më parë që t’i bashkohet Ligës Ballkanike, e cila u refuzua njëherë, duke parë nivelin e organizimit dhe ngritjen e klubit, drejtuesit e kësaj lige e kanë lënë të hapur mundësinë që Peja të hyjë në këtë ligë.
Kështu, tashmë vendimi për pranim ose është në duart e drejtuesve pejanë.
Derisa një numër i lojtarëve të Pejës u larguan gjatë verës nga kampioni vetëm se Sigal Prishtina do të merrte pjesë në ligën ballkanike, tani më edhe Peja pritet të jetë aty.
Basketbollisti i stinorit në Kosovë-Dardan Berisha, Alban Veseli si dhe Blerim Mazreku, janë treshja që lëshuan skuadrën verdhezi gjatë verës për të kaluar te Sigal Prishtina.
Në anën tjetër Peja transferoi trajnerin e Cibonës, Danijel Lutz, i cili me vete solli edhe organizatorin me përvojë kroat Vedran Morovic. Para tyre, Drilon Hajrizi dhe Endrit Hysenagolli, gjithashtu kaluan në Pejë.