PISTONS
Brandon Jennings në Detroit
1 August, 2013 @14:31
Skuadra e Detroit Pistonsit, pas transferimit të Josh Smithit, tani arriti të shtojë në skuadër një tjetër basketbollist të rëndësishëm.
Pistoni i ri i skuadrës do të jetë, Brandon Jennings. Për të siguruar Brandon Jenningsin, Detroit është dashur të jep si kundërshpërblim tre basketbollistë Milwaukee Bucksit: Brandon Knight, Khris Middleton dhe Viacheslav Kravstov.
Jennings nënshkroi kontratë tre vjeçare, me vlerë prej 24 milionë dollarësh. Ai në stinorin e kaluar luajti me mesatare prej 17.5 pikëve e 6.5 asistimeve.
Video
Brandon Jennings