PEJA
Ljuca mbetet në Pejë
31 July, 2013 @19:05
Ersid Ljuca edhe këtë stinor do të luajë për Pejën. Basketbollisti shtatlartë ka vazhduar kontratën e tij me verdhezinjtë duke nënshkruar edhe për një stinor, njofton faqja zyrtare e pejanëve.
Peja Ljucën e kishte transferuar në javët e para të stinorit të kaluar, për ta mbuluar hapësirën e zbrazur në atë kohë nga lëndimi i qendrës therandase Blerim Mazreku.
Ky është zyrtarizimi i tretë i Pejës vetëm brenda dy ditëve, pasi dje ishin zyrtarizuar përforcimet me lojtarët Vedran Morovic dhe Mirza Ahmetbasic.