PRIZREN
Bashkimi po ‘agjëron’
30 July, 2013 @21:30
Skuadra nga Prizreni, Bashkimi, që stinorin e fundit e përfundoi në vendin e tretë, arriti në gjysmëfinale të Play-Offit ku u mposht 2-1 nga Sigal Prishtina dhe në gjysmëfinale të Kupës u mposht nga një treshe e Dardan Berishës në fund të ndeshjes nga Peja, ende po ‘agjëron’.
Menaxheri i këtij klubi, Arlind Kaçaniku, ka thënë se portokall-e-zinjtë nga Prizreni ende janë në kërkim të një sponsori serioz për klubin nga qyteti i lashtë dhe se ende nuk ka asgjë të re te Bashkimi.
Kryesia e klubit është në bisedime me disa sponsorë potencial, por ende asgjë nuk është konfirmuar të jetë kryer.
Bashkimi ka humbur sponsorin gjeneral, Sigkos, me të përfunduar stinori 2012/13, përkundër se kishin nënshkruar kontratë trevjeçare të sponsorimit dhe marrëveshja u terminua pas vetëm një stinori! Prizrenasit shpresojnë që me përfundimin e muajit të Ramazanit, t’u përfundojë agjërimi basketbollistik dhe t’i gëzohen Bajramit!