SIGAL PRISHTINA
Prezentohet Kieza
1 August, 2013 @18:21
Sigal Prishtina sot në zyret e klubit te Pallati i Rinisë dhe i Sporteve në Prishtinë me anë të konferencës për media ka prezentuar përforcimin nga Lituania, Aurimas Kieza.
Bardhekaltërit me ardhjen e Kiezas dalëngadalë po e kompletojnë ekipin, ndërsa pritet ardhja edhe e 3 amerikanëve Ceola Clark, Hamidou Rahman dhe Tay Waller.
Në fillim të kësaj jave në Prishtinë kishte mbritur edhe trajneri turk, Ceyhun Cabadak, i cili ishte prezentuar të martën nëpërmjet konferencës për media.