TREPÇA
Martin, sot në Mitrovicë
5 August, 2013 @8:57
Trajneri 38 vjeçar, Israel Martin, pritet të aterojë sot në Kosovë. Spanjolli, që do të bëhet trajner i parë nga gadishulli iberik që do të udhëheq një skuadër kosovare, pritet që sot të takohet me zyrtarët e klubit të tij të ri, Trepça.
Martin i cili ka përvojë 13 vjeçare si trajner, që është dalluar me sjelljen e skuadrave nga rangu i ulët në elitën e basketbollit spanjoll (që është njëra ndër ligat më të forta të basketbollit europian), kishte pranuar të vijë në Kosovë, pas insistimit të menaxherit të klubit mitrovicas Besim Braha.