Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PONTE PRIZRENI - PEJA

Pas incidentit në Prizren, Ministria e Sportit fton në takim FBK-në

Pas incidentit në Prizren, Ministria e Sportit fton në takim FBK-në


4 May, 2021 @22:52

Lidhur me incidentin e ndodhur në Prizren, ku në pushimin mes dy pjesëve të ndeshjes Peja - Ponte Prizreni pati përleshje mes lojtarëve dhe personave të tjerë, ka reaguar edhe Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku.

Çeku, nëpërmjet një postimi ka bërë të ditur se ka ftuar në takim informues zyrtarët e Federatës së Basketbollit të Kosovës. Ai i ka quajtur shqetësuese këtë ngjarje dhe ka shtuar se do të merren masa ndaj përgjegjësve, në mënyrë që mos të përsëriten gjëra të tilla.

Më poshtë gjeni postimin e Ministrit Çeku.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga