TERMINI I NDESHJES SË TRETË

Foto: FBK
Peja do mbylljen, Ylli vazhdimin e serisë
18 April, 2023 @0:46
Të mërkurën mbrëma Peja shpreson që në Karagaçin përplotë, të shënojë fitoren e tretë të serisë ndaj Yllit dhe pa lojë tjetër shtesë të arrijë finalen e PlayOffit të Superligës në basketboll, pasi që e bën serinë gjysmëfinale 3-0! Se a do ta arrijnë këtë verdhezinjtë e drejtuar nga Rami Hadar, që janë në formë të mirë mbetet të shihet, por në anën tjetër Ylli kampion aktual me Adis Beciragacin në krye, dihet që nuk dorëzohet lehtë dhe është gjithmonë i gatshëm për të fituar!
Peja ka bërë të ditur se ndeshja e tretë e serisë do të luhet me fillim prej orës 20:30 më 19 prill, ndërsa seria aktuale që luhet deri në tre fitore aktualisht është 2-0 në të mirë të tyre. Kjo, pasi që shqiponjat fituan ndeshjen e parë të luajtur në Karagaç dhe të dytën në 13 qershori. Mirëpo, Ylli edhe pse kishte mungesa të rëndësishme në ekip, si Henrik Sirko dhe në një ndeshje Chris Harris, ka treguar se me pak më shumë fat sportiv do të mund të fitojë edhe në këtë mënyrë.