Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GRUPMOSHAT

Peja DT fiton Kupën e Kosovës për U12

Peja DT fiton Kupën e Kosovës për U12


29 March, 2022 @12:13

Skuadra e Peja DT ka fituar Kupën e Kosovës për grupmoshën U12 në konkurrencën e meshkujve, ndërsa Final 4 i këtij turneut është mbajtur në Rahovec.

Në gjysmëfinalen e parë Peja DT ka shënuar fitore kundër Ylli 04 me rezultat 42:16, ndërsa në gjysmëfinalen e dytë, SHB Halit Hoxha ka mundur MH Prishtinën me rezultat 36:32.

Ndërkohë, në finale, Peja DT ka triumfuar ndaj SHB Halit Hoxha, me shifrat 40:32. MVP i këtij turneu është shpallur Edon Taraku i Pejës DT, çmim të cilin e ka ndarë Alban Rama, anëtar i Bordit të Federatës së Basketbollit të Kosovës.

Rama po ashtu ka dorëzuar trofeun e Kupës për skuadrën fituese.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga U18