NGA STINORI I RREGULLT
Peja e Kerasani, me seritë më të gjata
23 April, 2016 @15:36
Peja dhe Kerasan Prishtina kanë regjistruar seritë më të gjata gjatë pjesës së rregullt të stinorit në Superligë.
E para e ka regjistruar serinë për numrin më të madh të fitoreve të njëpasnjëshme, ndërsa e dyta për numrin më të madh të humbjeve të njëpasnjëshme.
Peja ka shënuar 15 fitore rresht, duke e filluar serinë qysh nga ndeshja e parë e edicionit të sivjetëm, ndërsa seria u prish me humbjen në Prishtinë nga Sigal Prishtina.
Kujto ndeshjen Sigal Prishtina - Peja.
Kurse skuadra e Kerasan Prishtinës, ka shënuar 19 humbje të njëpasnjëshme, derisa fundin e serisë së zezë e ka dhënë me fitoren kundër Vëllaznimit në kuadër të xhiros XXIII.
Kujto ndeshjen Vëllaznimi - Kerasan Prishtina.