VENDIMI I KOMESARIT
Peja gjobitet pas ndeshjes ndaj Prishtinës
11 October, 2017 @22:34
Skuadra e Pejës është gjobitur nga Komesari i Garave të FBK-së pas ndeshjes ndaj Sigal Prishtinës në xhiron II të Superligës.
“Animi dhe sjellja josportive e shikuesve ndaj lojtarëve të ekipit mik,” është thënë të jetë arsyeja, që sipas nenit 49.6 të Propozicionit të Garave, është e dënueshme.
Kështu, KB Peja është dënuar me gjobë në të holla, prej 100 eurove për gjestet e shikuesve të saj.
Gjoba tjera këtë xhiro s’ka pasur, përveç basketbollistit të KB Trepça, Agon Selmani, që për shkak të gabimit teknik është dënuar me 50 euro.
Në anën tjetër, te Informatori Nr. 2 i Superligës është theksuar se mosmbajtja e statistikave të KB Bashkimi në ndeshje ndaj Boreas ka ardhur si defekt në sistem dhe ekipi prizrenas nuk është dënuar për këtë. Statistikat nga kjo ndeshje janë mbajtur vetëm 7 minuta.