SUHAREKË

BOROZANI/ Edrin Shkuliqi
Peja motivohet me Yllin
25 October, 2014 @21:22
Ndeshja e sontme në Suharekë ndërmjet Yllit dhe Pejës, i ka ndihmuar shumë skuadrës pejane për ta harruar humbjen fundit dramatike kundër skuadrës malaziase Sutjeska në Balkan League.
Verdhezinjtë shënuan fitore pa shumë mund ndaj suharekasve, të cilët i mposhtën me rezultat 73-102.
Ekipi i trajnerit Boris Kurtovic shënoi fitore të merituar pasi që gjatë gjithë kohës ishte në epërsi, duke mos lejuar vendasit në asnjë mënyrë ta ngushtojnë disavantazhin, derisa as përkrahja maksimale e tifozëve vendas të cilët e mbushën përplot palestrën “13 Qershori” të Suharekës, nuk ndikoi në ndryshimin e epilogut të ndeshjes.
Alban Veseli ishte koshashënuesi më i mirë i ndeshjes me 26 pikë të shënuara, prej tyre gjashtë treshe, ndërsa në anën tjetër u dallua Najee White me double-double prej 21 pikëve dhe 10 kërcimeve. Vlen të ceket se për ekipin e pejës në këtë ndeshja nuk ka qenë paraqitur fare përforcimi më i ri, Teo Simovic.
Kjo ishte fitorja e tretë e Pejës në ETC Superligë, derisa Ylli ka numër të njëjtë të humbjeve.
Ndeshjen e radhës pejanët e luajnë pas katër ditësh kundër Teodos në kuadër të Ligës Ballkanike, kurse Ylli në xhiron e ardhshme të Superligës do të jetë mysafir i Besës.
Rezultatet dhe tabela aktuale.
Statistikat ekipore
YLLI | PEJA | ||
Çereku i parë | 14 | 25 | |
Çereku i dytë | 17 | 26 | |
Çereku i tretë | 20 | 24 | |
Çereku i katërt | 22 | 27 | |
Kërcime | 40 | 36 | |
Asistime | 13 | 31 | |
Topa të vjedhur | 14 | 12 | |
Topa të humbur | 10 | 13 | |
Tentime për tre pikë | 2/11 | 16/34 | |
Tentime nga loja | 30/75 | 41/74 | |
Gjuajtjet e lira | 11/15 | 4/6 |
Statistikat individuale te Ylli
1 | Najee White | 21 pikë | 10 kërcime | 1 asistim |
2 | Urim Zenelaj | 13 pikë | 10 kërcime | |
3 | Charles Hammrok | 10 pikë | 3 kërcime | 1 asistim |
4 | Erris Nushi | 9 pikë | 4 kërcime | |
5 | Derrick Washington | 8 pikë | 7 asistime | 4 kërcime |
6 | Artin Gashi | 7 pikë | 3 kërcime | 2 asistime |
7 | Florint Fetiu | 2 pikë | 1 kërcim | 1 asistim |
8 | Alban Berisha | 2 pikë | 1 kërcim | |
9 | Arlind Hajdari | 1 pikë | 2 kërcime |
Statistikat individuale te Peja
1 | Alban Veseli | 26 pikë | 12 kërcime | |
2 | Gerti Shima | 20 pikë | 8 kërcime | 6 asistime |
3 | Hrvoje Puljko | 20 pikë | 2 kërcime | 1 asistim |
4 | Drilon Hajrizi | 12 pikë | 4 kërcime | 1 asistim |
5 | Jan Mocnik | 9 pikë | 12 asistime | |
6 | Radomir Marojevic | 8 pikë | 3 kërcime | |
7 | Rron Grapci | 4 pikë | ||
8 | Samir Shaptahovic | 3 pikë | 8 asistime | 2 kërcime |