DERBI I NATËS

euroleague.net
Mposhtet kampioni
23 October, 2014 @22:10
Skuadra ruse, CSKA Moska, ka mposhtur Maccabi Tel Avivin në derbin e mbrëmjes në Euroleague.
Rusët kanë marrë hakun për humbje në gjysmëfinale të Final Four 2014, kur izraelitët i kishin mposhtur ata për të arritur finalen e më vonë edhe të shpallen kampionë europian.
Sonny Weems me 18 pikë ka qenë më i dalluari te ekipi rus, që ka regjistruar fitoren e dytë në grup, derisa edhe Sasha Kaun u tregua me 17 pikë tjera për ekipin fitues.
Te Maccabi, më i dalluari ishte Brian Randle që regjistroi 18 pikë, në humbjen e parë të kampionit në stinorin e ri.
CSKA Moska tash ka bilanc 2-0 në Grupin C, derisa Maccabi 1-1, pas disfatës së parë.