Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BIBL

Berisha snajperist, Prishtina e pandalshme

BOROZANI/ Erdis Driza

Berisha snajperist, Prishtina e pandalshme


22 October, 2014 @19:55

Sigal Prishtina e ka arritur qëllimin, duke u kthyer me fitore nga udhëtimi i parë jashtë vendit në kuadër të Ligës Ballkanike. Ekipi i trajnerit Sabit Hadzic ka triumfuar në Mal të Zi duke e mposhtur skuadrën e inkuadruar sivjet në këtë ligë, Mornar Bar.

Prishtina ishte dominuese gjatë gjithë ndeshjes. Bardhekaltërit prej se kaluan në epërsi prej tre pikëve 14-17 me trepikëshin e Dardan Berishës edhe rreth 4 minuta pa mbaruar çereku i parë, nuk lejuan kundërshtarin të afrohej deri në fund të takimit.

Epërsia më e lartë u arrit edhe 2 minuta e 47 sekonda pa mbaruar çereku i tretë, kur Jordan Hulls shënoi dypikësh për rezultatin 45-60. Mirëpo pas këtij rezultati malaziasit krijuan një seri të shpejtë prej 11-0, derisa Miroslav Damjanovic shkëlqeu duke shënuar 9 pikë brenda më pak se tre minuta lojë sa kishin mbetur deri në fund të çerekut të tretë, i cili përfundoi me rezultat 56-60 në të mirë të Sigal Prishtinës.

Seria prej 7 treshave!

Në fillim të çerekut të fundit rezultati u barazua në 60-60 me pikët e amerikanëve të Mornarit, Newell dhe Bryant.

Por më pas, prishtinasit i aktivizuan snajperët e tyre dhe me një seri fantastike prej 7 treshave të njëpasnjëshme gjatë kësaj periudhe, ku shkëlqeu Dardan Berisha me 5 treshe dhe Hulls e Bavcic i bashkangjitën atij me nga një tresh, përfundimisht ia vunë pikën dilemës për fituesin e ndeshjes.

Për Dardan Berishën pa dyshim se kjo ishte paraqitja më mbreslënëse në Ballkan Ligë duke shënuar plotë 41 pikë, prej tyre 8 trepikësha.

Vlen të ceket se trajneri i Prishtinës, Sabit Hadzic, në këtë ndeshje përveç pesëshes së parë aktivizoi vetëm edhe dy lojtarë të tjerë, duke e inkuadruar herë pas here edhe Blerim Mazrekun dhe Muhamed Hasanin nga banka.

Kjo është fitorja e dytë e Sigal Prishtinës në po aq ndeshje në Ligën Ballkanike, derisa ekipi malazias edhe pas përballjes së dytë mbetet pa e shijuar fitoren.

Rezultatet dhe tabela aktuale.



Statistikat ekipore

Mornar Bar Sigal Prishtina
Çereku i parë 18 24
Çereku i dytë 16 14
Çereku i tretë 22 22
Çereku i katërt 24 27
Kërcime në mbrojtje 24 26
Kërcime në sulm 9 9
Gjithsej kërcime 33 35
Asistime 18 17
Bllokada - 1
Topa të vjedhur 4 5
Topa të humbur 8 12
Tentime për tre pikë 9/21 11/31
Tentime nga loja 31/65 35/73
Tentime nga gjuajtjet e lira 9/12 6/7


Statistikat individuale te Mornar Bari

1 Calvin Newell 20 pikë 5 kërcime 4 asistime
2 Miroslav Damjanovic 16 pikë 4 asistime 3 kërcime
3 Marko Perovic 15 pikë 7 kërcime 1 asistim
4 Milos Milosevic 10 pikë 9 kërcime 1 asistim
5 Glenn Bryant 9 pikë 8 kërcime
6 Milan Latkovic 8 pikë 2 asistime
7 Ivan Jelenic 2 pikë 5 asistime 1 kërcim


Statistikat individuale te Sigal Prishtina

1 Dardan Berisha 41 pikë 3 kërcime 3 asistime
2 Aaron McGhee 16 pikë 7 kërcime 2 asistime
3 Edin Bavcic 13 pikë 12 kërcime 4 asistime
4 Jordan Hulls 9 pikë 5 asistime 3 kërcime
5 Edmond Azemi 5 pikë 6 kërcime 2 asistime
6 Blerim Mazreku 3 pikë 2 kërcime 1 asistim

 
Të gjitha lajmet nga Balkan League