TOP 10 PLAYERS

kbpejaofficial
Mocnik i Pejës, lojtari i javës në Superligë
21 October, 2014 @14:42
Playmakeri slloven i Pejës, Jan Mocnik, që në ndeshjen e parë të tij në Superligë, ka arritur të rrëmbejë pozitën e parë të individëve më të mirë.
Sipas llogarisë që e bën Eurobasket.com, debutuesi Mocnik me performacën e tij ka arritur që të marrë epitetin e lojtarit të xhiros së tretë të Superligës.
Slloveni ka arritur shifrën mahnitëse prej 15 pikëve dhe 16 asistimeve në ndeshje ndaj Trepçës për t’ia shkaktuar mitrovicasve disfatën e parë të stinorit.
Pas tij me radhë janë renditur, Jordan Hulls i Sigal Prishtinës, me 11 pikë e 11 asistime, pastaj Dino Hodzic i Vëllaznimit me 25 pikë e 16 kërcime.
Blerim Mazreku, Edmond Azemi, Spencer Dixon, Najee White, Urim Zenelaj, Alban Veseli dhe Ken Brown përmbyllin TOP 10-shen e xhiros së tretë të Superligës.