ZYRTARE

BOROZANI/Erdis Driza
Cibona në Prishtinë
21 October, 2014 @13:30
Njëri ndër ekipet më të mëdha të regjionit, Cibona, do të jetë mysafire në Prishtinë për ndeshje me Sigal Prishtinën më 26 nëntor.
Njoftimin e ka dhënë faqja zyrtare prishtinase në Facebook, derisa kreu i këtij klubi Blerand Stavileci ka qenë mysafir në ndeshjen e Cibonës me Zarën në kuadër të ABA League, apo Adriatik League.
Përveç ndeshjes, Cibona pritet të nënshkruaj edhe marrëveshje bashkëpunimi me ekipin prishtinas, derisa klubi kampion i Kosovës ka falenderuar Ambasadën e Kroacisë në Kosovë dhe në veçanti ish futbollistin e shumë ekipeve kosovare, Uliks Emra, që mundësoi këto takime.
Kryetar i Cibonës aktualisht është, Aleksandar Petrovic, vëllau i legjendës së basketbollit, Drazen Petrovic, derisa rolin e drejtorit sportiv të klubit e luan ish trajneri i dikurshëm i Bashkimit të Prizrenit, Vlado Vanjak. Trajner i Cibonës është Slaven Rimac.