SIGAL PRISHTINA

BOROZANI/Lis Dorambari
Të motivuar për 2 pikë
21 October, 2014 @22:20
Kampionja e Kosovës në basketboll, Sigal Prishtina, është e motivuar për fitore para ndeshjes së nesërme ndaj Mornarit në kuadër të BIBL.
Ekipi i udhëhequr nga boshnjaku, Sabit Hadzic, sot është vendosur në hotelin Princess të Tivarit ku po përjeton atmosferën një ditë para takimit ndaj ekipit malazias, Mornar.
Pas fitores në takimin e parë ndaj Vllaznisë së Shkodrës, edhe trajneri Hadzic ka konfirmuar se Sigal Prishtina në Mal të Zi kërkon fitoren dhe është e motivuar.
“Do të jetë ndeshje e vështirë. Ata kanë tifozë të zhurmshëm, por ne jemi të gatshëm për këtë ndeshjes. Do të luajmë ndaj një ekipi ambicioz, por jemi këtu për dy pikë,” ka thënë ndër të tjera boshnjaku.
Mornar ka pësuar në ndeshjen e parë të BIBL nga Kozuvi i Gjevgjelisë, derisa gjithashtu edhe në fundjavë nuk ka kaluar mirë në ligën malaziase, duke u mposhtur nga Sutjeska.
Ndeshja do të gjykohet nga treshja: Haris Bijedic, Dragan Kralj dhe Ivan Milicevic, që sonte gjykuan ndeshjen Sutjeska-Peja.