MILENIJUM - PEJA

Foto: BIBL
Peja mposht edhe Milenijumin, 3 fitore nga 3 ndeshje në BIBL
30 November, 2022 @22:43
Peja ka kaluar pa shumë telashe ekipin e Milenijumit në kuadër të BIBL, ndërsa ka shënuar edhe fitoren e parë si mysafir në garë, pas dy fitoreve që i arriti si vendas.
Verdhezinjtë kanë dalë fitues në Podgoricë sonte, duke fituar kundërshtarin me rezultat 76-89 [13-26, 20-17, 20-31, 23-15], ndërsa trajneri Can Sevim u ka dhënë mundësi të gjithë lojtarëve të gatshëm për lojë që të shijojnë minuta në BIBL.
Brad Waldow me 22 pikë e 18 kërcime ka qenë më i miri te Peja sonte, ndërsa Rodney Purvis luajti me 21 pikë e 7 asistime në fitoren e shqiponjave të Karagaçit.
Pas kësaj fitoreje Peja bën bilancin 3-0 në BIBL, ndërsa Milenijum 1-2. Ndërsa dueli i radhës për Pejën është përsëri ndaj Milenijumit, por në Karagaç, më 20 dhjetor.