Ç3: VLLAZNIA - PEJA

Peja pranë fitores
12 December, 2021 @20:18
Posa ka përfunduar çereku i tretë i ndeshjes në mes të Vllaznisë dhe Pejës në Qazim Dervishi të Shkodrës, ku verdhezinjtë mysafir veçse kanë shtuar epërsinë dhe pritet të fitojnë lojën, nëse vendasit nuk bëjnë ndonjë befasi tepër të madhe në 10-minutëshin e fundit.
Përndryshe, Peja këtë çerek e ka marrë me 11-25 për të thelluar epërsinë e përgjithshme në 51-74, kur ka mbetur edhe një çerekloje.
Më efikasi te Peja aktualisht është Tyrone White me 18 pikë.