Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PEJA - MILENIJUM

Peja vazhdon serinë e fitoreve në BIBL

Pamje nga një ndeshje e mëparme e Pejës këtë stinor/ Foto: KBPeja/ Korniza

Peja vazhdon serinë e fitoreve në BIBL


20 December, 2022 @21:53

Peja ka shënuar fitore edhe në ndeshjen e katërt me radhë në kuadër të këtij stinori në BIBL, duke e mposhtur për herë të dytë Milenijumin malazez 96-82 [24-21, 27-25, 24-18, 21-18].

Malazezët u munduan diç më shumë në pjesë të parë të ndeshjes, por në pjesë të dytë Peja hapi edhe më shumë epërsinë dhe kështu shkoi në fitore me 14 pikë dallim.

Rodney Purvis me 23 pikë, 4 asistime e 3 topa të vjedhur ka qenë më i dalluari te verdhezinjtë që s’po njohin humbje këtë stinor në BIBL edhe pas katër ndeshjeve të zhvilluara.

Pos tij, janë dalluar edhe dyshja tjetër e huaj e ekipit, Jalen Tate me 17 të shënuara, 5 asistime e 5 kërcime, si dhe Isaiah Umipig me 15 të shënuara, 5 asistime e 5 kërcime.

Me këtë fitore Peja ka bërë bilancin 4-0 në kuadër të BIBL këtë stinor, ndërsa Milenijumi që po debuton këtë stinor në BIBL, ka bilanc 1-5 me të vetmën fitore të shënuar ndaj Bashkimit në Prizren!


 
Të gjitha lajmet nga