NGA INFORMATORI NR. 36

Alban Veseli, duke reaguar gjatë ndeshjes së katërt të serisë Peja-Trepça/ Foto: FBK
Pejës 600 euro, Veselit 200 euro dënim
16 May, 2023 @15:52
Pas ndeshjes së katërt të serisë finale të playoffit të Superligës, ku Peja fitoi Trepçën 87-83 dhe barazoi serinë në 2-2, për të çuar duelet finale në ndeshjen e pestë vendimtare, është publikuar Informatori lidhur me këtë ndeshje, ndërsa Pejës i është shqiptuar dënimi prej 400 eurove dhe 200 eurove, që në total çojnë dënimin në 600 euro për ekipin, kurse lojtarit të saj Alban Veseli 200. Gjithashtu, KG ka suspenduar zyrtarin e Trepçës Besim Braha me një ndeshje, bën të ditur Informatori Nr. 36 i Superligës.
Peja është dënuar për shkeljet e nenit 40.3 dhe 49.10 të PG-së, ndërsa Veseli për gabim teknik të përsëritur sipas nenit 50.1 të PG-së.
Te paragrafi i skuadrave, për Pejën është shkruar: Skuadra A, fer dhe korrekte, pos lojtarit me Nr. 8 Alban Veseli, që ndëshkohet me GT për sjellje josportive.
Te paragrafi i sjelljes së shikuesve është shkruar: Në çeerekun e parë është hedhur një bombolë në tribunën e Pejës. Vërejtje tjera: Gjatë gjithë ndeshjes ka pasur hedhje të shkrepëseve dhe shisheve plastike të zbrazëta. Zyrtari i KB Trepça, Besim Braha, ka bërë ofendime, sharje dhe presion ndaj Komesarit për Siguri, Artan Ejupi.
—
Të enjtën mbrëma në Minatori të Mitrovicës luhet dueli i pestë i serisë finale. Rezultati aktual është 2-2 në seri. Fituesi i ndeshjes të së enjtes do të bëhet kampion i Kosovës. Të dyja skuadrat kanë minimalisht 1 dekadë që s’e kanë fituar titullin kampion të Kosovës.