Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PLAY OFF - LIGA E FEMRAVE

Penza finaliste, Cooper heroina e ndeshjes

Penza finaliste, Cooper heroina e ndeshjes


12 April, 2021 @20:52

Skuadra e Penzës është finalistja e dytë e Play Off-it në Ligën e Femrave.

Vashat pejane e mposhtën Prishtinën në çastet e fundit të ndeshjes me rezultat 87-86, pas një serie perfekte prej 10-0 brenda dy minutave të fundit.

Heroina e ndeshjes ishte basketbollistja amerikane, Gabrielle Cooper, e cila shënoi në sekondën e fundit nga afërsia, pasi më parë kapi kërcimin në sulm pas tentimit të huqur të Valbona Bytyqit.

Kjo e fundit ishte më meritorja në këtë fitore duke shënuar hic më pak se 34 pikë e 7 kërcime.

Në anën tjetër, te Prishtina u dalluan Enisa Kamerolli me 25 pikë dhe Enxhi Xhanaj me 22 pikë të tjera.

SKEMA E PLAY OFF-IT

Penza me këtë rezultat e fiton edhe ndeshjen e dytë gjysmëfinale përballë Prishtinës dhe kualifikohet në finale me rezultat 2-0.

Në final Penza do të takohet me skuadrën e Bashkimit.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Femrave