GAME 4: KBF PENZA - KBF PRISHTINA
Penza kampione, mbron titullin
22 April, 2022 @22:31
KBF Penza ka arritur të mbrojë titullin e kampiones në Ligën e Femrave, duke e mposhtur Prishtinën në ndeshjen e katërt finale me rezultat 79-62.
Momenti vendimtar i ndeshjes ishte çereku i tretë, ku Penza shënoi 25 pikë deri me mbrojtje të fuqishëm pësoi vetëm 5 pikë dhe u krijua epërsia e vashave pejane për ta kontrolluar më pas çerekun e fundit.
Penza në këtë ndeshje në mënyrë ekipore ka shënuar 14 herë nga vija e treshit.
Hilarie Kaela me 28 pikë ishte koshashënuesja më e mirë, derisa Valbona Bytyqi duke luajtur me 20 pikë e 13 kërcime është zgjedhur MVP në finalen e femrave.
Te Prishtina u veçuan Sarah Mgbeike me 16 pikë e 12 kërcime, Agnesa Rrahmani me 15 pikë dhe Tynice Martin me 13 pikë.
Kujtojmë Prishtina e kishte mbyllur stinorin e rregullt me 20 fitore e asnjë humbje, derisa në gjysmëfinale e mposhti Trepçën me rezultat 2-0.
Penza në gjysmëfinale e mposhti Bashkimin me rezultat 2-1, kurse në serinë finale e mposhti Prishtinën me rezultat 3-1.