KBF KASTRIOTI - KBF PENZA

Penza turpëron Kastriotin, rimerr kreun
30 October, 2021 @21:46
Siç është pritur ashtu edhe ndodhi.
Kampionja aktuale e Ligës së Femrave, Penza, e deklasoi Kastriotin duke e mposhtur me rezultat 16-131.
Penza duke pësuar vetëm 16 pikë dhe shënuar 131, e theu rekordin sezonal, duke e mposhtur kundërshtaren me 115 pikë dallim, që është shifra më e lartë deri më tani në Ligën e Femrave.
Cheah Rael-Whitsitt shkëlqeu me triple-double në këtë ndeshje te Penza, me 34 pikë, 17 kërcime e 13 topa të rrëmbyer, derisa u dalluan edhe Ermelinda Gjuka me 24 pikë e 13 kërcime, Diedona Halitaj me 23 pikë e 15 asistime, Jeta Zeka me 20 pikë, 12 kërcime e 8 topa të rrëmbyer dhe Vanesa Bojku me 16 pikë e 11 topa të rrëmbyer.
Te Kastrioti asnjë basketbollista nuk luajti me pikë dyshifrore, prej tyre Yllza Huruglica luajti me 6 pikë.
Penza me 4 fitore në 4 ndeshje të zhvilluara, me averazh gjendet në krye të tabelës, kurse Kastrioti ka bilanc të kundërt me 0 fitore e 4 humbje.
Në xhiron tjetër, Penza takohet me Prishtinën, kurse Kastrioti me Vëllaznimin.