TREPÇA - PRISHTINA

Trepça fiton derbin, ngritet në krye të Superligës
30 October, 2021 @20:54
Në ndeshjen e mbetur të xhiros së gjashtë të Superligës, Trepça e fitoi derbin kundër Prishtinës me lehtësi me rezultat 94-72.
Skuadra mitrovicase pas çdo çereku e ngriti epërsinë gradualisht, derisa gjatë gjithë ndeshjes e kishte kontrollin dhe arriti një fitore të rëndësishëm për t’u vendosur në krye të tabelës.
Ty Cockfield me 22 pikë ishte koshashënuesi më i mirë i Trepçës, kurse u ndihmua edhe nga Samir Zekiqi me 17 pikë dhe Drilon Hajrizi me 16 pikë të tjera.
Te Prishtina u dalluan Dachon Burke me 16 pikë dhe Don Polloshka e Wendell Mitchell me nga 14 pikë secili, por nuk mjaftoi për fitore.
Trepça së bashku me Pejën kanë nga 6 fitore e 2 humbje, por skuadra mitrovicase me averazh më të mirë se skuadra pejane gjendet në krye të tabelës.
Prishtina tani ka 4 fitore e 4 humbje dhe gjendet në pozitën e pestë.
Në xhiron tjetër Trepça takohet me Prizrenin, kurse Prishtina me Pejën.