Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SHORTI

Përfaqësueset e reja kuptojnë kundërshtarët në kampionatet evropiane

Përfaqësueset e reja kuptojnë kundërshtarët në kampionatet evropiane


Teksti: FBK

16 January, 2018 @15:55

Sot në Mynih të Gjermanisë është tërhequr shorti për Kampionatet Evropiane të kategorive të reja në të dyja konkurrencat dhe në të tri Divizionet, A, B dhe C.

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka paraqitur 5 përfaqësuese të reja në të dyja konkurrencat për të marrë pjesë në Kampionatet Evropiane në Divizione të ndryshme.

Ashtu si edhe verën e kaluar, në konkurrencën e meshkujve Kosova do të përfaqësohet me gjeneratat U16, U18 dhe U20, kurse në atë të femrave me U16 dhe U18.

Më poshtë janë të paraqitura vendet ku do të zhvillohen Kampionatet Evropiane, gara në të cilat përfaqësueset tona do të marrin pjesë, si dhe datat kur ato do të mbahen së bashku me emrat e kundërshtarëve.

Meshkujt

Kosova U20 do të garojë në Kampionatin Evropian U20, Divizioni B, që do të mbahet prej 13 deri më 22 korrik në Sofje të Bullgarisë.

Grupi D: Kosova, Finlanda, Polonia, Gjeorgjia, Portugalia.

Kosova U18 do të garojë në Kampionatin Evropian U18, Divizioni C, që do të mbahet prej 22 deri më 29 korrik në Prishtinë.

Grupi A: Moldavia, Armenia, Irlanda, Malta, Monako.

Grupi B: Qipro, San Marino, Kosova, Gjibraltari.

Kosova U16 do të garojë në Kampionatin Evropian U16, Divizioni B, që do të mbahet prej 9 deri më 18 gusht në Sarajevë të Bosnje e Hercegovinës.

Grupi D: Ukraina, Bosnja e Hercegovina, Republika Çeke, Zvicra, Kosova, Bjellorusia.

Femrat

Kosova U18 do të garojë në Kampionatin Evropian U16, Divizioni B, që do të mbahet prej 3 deri më 12 gusht në Oberwart të Austrisë.

Grupi D: Norvegjia, Kosova, Ukraina, Bjellorusia, Republika Sllovake, Luksemburgu.

Kosova U16 do të garojë në Kampionatin Evropian U16, Divizioni B, që do të mbahet prej 16 deri më 25 gusht në Podgoricë të Malit të Zi.

Grupi C: Izraeli, Irlanda, Rumania, Zvicra, Luksemburgu, Kosova.


 
Të gjitha lajmet nga