Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LIGA E PARË

Ish-mbrojtësi i Dritës, kryetrajner i Rahovecit

Ish-mbrojtësi i Dritës, kryetrajner i Rahovecit


1 January, 2025 @16:17

Lajmi i parë i vitit të ri vjen nga Liga e Parë e Kosovës.

Klubi i Rahovecit ka njoftuar zyrtarisht opinionin për emërimin e Liridon Lecit në krye të shtabit teknik.

Ish-mbrojtësi i mirënjohur i futbollit mbarëshqiptar, shtyllë e Dritës përgjatë viteve 2007-2020, së fundi ka drejtuar skuadrën e Ferizajit U21 e më parë Flamurtarin, e që nga sot do të jetë në krye të Rahovecit.

TABELAT E GRUPEVE - LIGA E PARË

Leci Rahovecin do ta gjejë në vendin e parafundit të Grupit A të Ligës së Parë, vend i cili gjithashtu nënkupton rënie në Ligën e Dytë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë