FITORE E MADHE E KIKËS
Penalltia vendos fituesin!
1 December, 2024 @15:34
Ndeshja e mbetur e xhiros së XIV të Ligës së Parë - Grupi B në futboll, përfundoi me fitore për mysafirët nga Hogoshti, të cilët falë penalltisë së fituar herët në ndeshje, mposhtën 2 Korrikun në Prishtinë, 0-1 [Omer Shemshiji 12’pen.].
Fitorja ka qenë jashtëzakonisht e nevojshme për mysafirët, të cilët me këtë tre pikësh dolën nga zona e rrezikshme e Grupit B dhe së paku gjatë pushimit dimëror do të kenë kohë të punojnë për këndellje.
2 Korriku në pjesë të dytë dominoi plotësisht. Pati rastet e veta për shënim përmes Ardit Gashit shtatëgjatë, ndërsa dy herë vendasit kërkuan edhe penallti për rastet e faulit të pretentuar dhe lojës me dorë të pretenduar në zonë. Pa mundësi ndërrimi të rezultatit deri në fund dhe Kika mori fitoren e dytë kampionale, duke mbyllë vjeshtën në Grupin të Ligës së paër me 11 pikë nga 14 ndeshje, duke qenë e teta, me pikë të njëjta si Fushë Kosova në zonë të rënies (e nënta), dhe dy më shumë sesa Flamurtari i fundit (i dhjeti)!
2 Korriku me 13 pikë mbyll vjeshtën dhe hyn në pushim dimëror jo fort rehat, pasi që dimëron në pozitë të shtatë me 13 pikë!