Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ME EFEKT TË MENJËHERSHËM

Bylbyl Sokoli në politikë, Drenica e largon nga detyra!

Bylbyl Sokoli në politikë, Drenica e largon nga detyra!


11 December, 2024 @19:56

Lider i Grupit A të Ligës së Parë, Drenica, ka bërë të ditur se me hyrjen në lista zgjedhore të kryetrajnerit të tyre Bylbyl Sokoli, klubi e ka liruar atë nga detyra dhe do të jetë në kërkim të trajnerit të ri.

Drenica, që është lidere e Grupit A në Ligë të Parë ka fituar nëntë ndeshje nga 14 të pjesës vjeshtore të stinorit dhe nën drejtimin e Sokolit ka përfunduar si lidere vjeshtore aty dhe me mundësi të mira për tu kthyer në Superligë në stinorin që vjen.

Mirëpo, futja e trajnerit të tyre në lista zgjedhore ka bërë që Drenica të ndajë rrugët me trajnerin.

“Lirimi nga Detyra i Trajnerit të Klubit Futbollistik Drenica
Të nderuar qytetarë dhe tifozë të Klubit Futbollistik Drenica,
Me anë të këtij njoftimi, dëshirojmë t’ju informojmë se, më datë 11.12.2024, trajneri i Klubit Futbollistik Drenica, z. Bylbyl Sokoli, është liruar nga detyra. Ky vendim është marrë pas njoftimit të z. Sokoli, i cili ka vendosur të angazhohet në garën politike.
Vendimi është rezultat i angazhimit të klubit për të ruajtur paanësinë dhe për të shmangur çdo ndikim të mundshëm politik në aktivitetet tona sportive. Klubi Futbollistik Drenica mbetet i vendosur që sporti të qëndrojë i ndarë nga politika ditore, dhe ky hap vjen në përputhje me parimet tona.
Ne duam të falënderojmë z. Sokoli për përkushtimin e tij dhe për sukseset që ka arritur gjatë periudhës së bashkëpunimit.
Në ditët dhe javët në vijim, Klubi Futbollistik Drenica do të njoftojë për emrin e trajnerit të ri, i cili do të vazhdojë udhëheqjen e ekipit në rrugëtimin drejt titullit të kampionit të Ligës së Parë.
Faleminderit për mbështetjen dhe besimin tuaj të vazhdueshëm!” - shkroi FC Drenica në njoftim.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë