Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NDARJE TE VUSHTRRIA

Vushtrria liron 5 lojtarë!

Vushtrria liron 5 lojtarë!


18 December, 2024 @18:33

Skuadra e Vushtrrisë, që në Ligë të Parë - Grupi B po kërkon dalje në Superligë ka bërë të ditur sot se ka ndarë rrugët me pesë futbollistë të saj.

Ekipi që drejtohet nga Armend Dallku, ka njoftuar se me marrëveshje të dyanshme ka ndërprerë bashkëpunimin me Martin Radulovic, Amir Jashar, Jackson Ferreria, Allen Ndreu dhe Krenar Halili.

Klubi vushtrrias i ka falenderuar lojtarët, duke i uruar sukses atyre në vazhdim të karrierës, ndërkaq kujtojmë se kanë përfunduar stinorin vjeshtor në Ligë të Parë - Grupi B me 30 pikë, 5 më pak sesa liderja Prishtina e Re.

Vushtrria është në vend të dytë aktualisht, vend ky që mundëson luftë për Superligë përmes dy ndeshjeve të barazhit. Për ata që nuk u kujtohet, Vushtrria ka qenë pjesë e Ligës së Parë pasi ra nga Superliga, ndërsa vite më parë (sezoni 2020/21) kur mori vendin e fundit në Ligën e Parë - Grupi A, që e rrezonte edhe nga Liga e Parë, për të mos rënë nga Liga e Parë, u fuzionua me KF Dardanën nga Kamenica dhe tash garon në Ligën e Parë - Grupi B.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë