KASTRIOTI
Përforcohet Kastrioti
26 February, 2014 @22:18
Skuadra e fundit në radhitjen tabelare, Kastrioti, është përforcuar me basketbollistin amerikan, Kenneth Ray Cooper Jr.
Në rast të kompletimit të dokumentacionit për regjistrim të lojtarit dhe kryerjes së obligimeve financiare me kohë në FBK, Kenneth Cooper do të jetë i gatshëm për lojë që në ndeshjen e radhës që do të luhet në fundjavë ndaj skuadrës RTV 21.
Cooper është lojtari i vetëm i huaj që është paraqitur në FBK nga skuadra e Kastriotit. Ekipi ferizajas në ndeshjen e fundit kundër Trepçës kishte luajtur vetëm me lojtarë vendorë dhe ishte mposhtur me rezultat 93-105.
Në pjesën vjeshtore të këtij stinori, i vetmi lojtar i huaj që ka luajtur për Kastriotin ka qenë amerikani, Bruce Cartwright.