NDESHJA E RADHËS
Përsëri larg “Minatorit”
16 January, 2016 @11:10
“Minatori” ende nuk është gati dhe Trepça është e detyruar që të nis edhe pjesën e dytë të stinorit 2015/16 jashtë Mitrovice.
Skuadra e drejtuar nga kroati Neven Plantak pret në Vushtrri Kerasan Prishtinën, ndaj së cilës kërkon fitoren e shtatë të këtij stinori.
Kerasan Prishtina, që ende nuk di çka është fitorja në Superligë nuk ka njoftuar për ndonjë përforcim në skuadër ashtu sikurse edhe Trepça.
Ndeshja luhet “Jeton Tërstena - Tota” të Vushtrrisë me fillim në ora 12, ndërsa gjykohet nga Faton Kurshumlija, Endrit Basha dhe Elion Obërtnica.
Përballjet e deritashme:
3 tetor 2015 | Trepça 117-70 Kerasan Prishtina | ||
7 nëntor 2015 | Kerasan Prishtina 66-84 Trepça |