GJERMANËT PUSHTOJNË GREQINË
Befasohet Olympiacos
15 January, 2016 @23:07
Të gjithë të pranishmit në sallën Peace and Friendship, e përjetuan sonte një befasi.
Skuadra gjermane Brose Baskets Bamberg, me siguri e ka ditur se sa është vështirë të mposhtet Olympiacosi në shtëpi.
Por, ata arritën ta shkruajnë historinë dhe e mposhtën Olympiacosin me rezultat 77-72.
Rolin kryesor në fitoren e gjermanve e luajti Darius Miller, i cili luajti me 23 pikë. Në anën tjetër, nuk mjaftuan 15 pikët e D.J. Strawberryt për fitoren e tretë të gjigantit grek.
Me këtë fitore Brose Baskets, u vendos në krye të Grupit F me 2 fitore e një humbje, derisa me të njejtin bilanc Olympiacosi gjendet në pozitën e tretë.
Pas tre xhirove në TOP 16, skuadra e vetme pa humbje mbeti Fenerbahçe.