JOSIP PLANTAK

Plantak thotë se lojtarët po japin gjithçka nga vetja
6 April, 2023 @0:26
Me kapacitetin që ka ekipi i tij aktualisht, Josip Plantak është i kënaqur me atë që kanë bërë lojtarët në ndeshje ndaj Yllit në ndeshjen e parë çerekfinale të PlayOffit.
Ai ka thënë se mungesa e lojtarëve tash po shihet dhe se ekipi nuk po mund të bëj më shumë, pasi që po luajnë me gjashtë lojtarë, të tjerët janë të ri dhe pa shumë minuta nga sezoni.
“Nuk ka çka të thuhet më shumë. Kemi mungesa të lojtarëve dhe lojtarët e rinj nuk kanë mundësi më shumë, pasi që në roster kemi gjashtë lojtarë. Nga ata nuk kam çka të kërkoj më shumë pasi po japin gjithçka nga vetja.” - ka thënë Plantak pas ndeshjes.
Vëllaznimi u mposht nga Ylli në ndeshjen e parë të çerekfinales së PlayOffit, ndërsa të shtunën mbrëma pret suharekasit në Shani Nushi. Nëse Ylli fiton edhe këtë ndeshje atëherë me 2-0 siguron gjysmëfinalen, në të kundërtën me 1-1 luhet ndeshja e tretë dhe vendimtare, në 13 qershori të Suharekës.
Kujtojmë, Vëllaznimi tashmë nuk ka në ekip qendrën Damonte Dodd, pastaj as Jordan Harrisin, derisa më parë u largua edhe Jahii Carson. Aktualisht te kuqezinjtë është vetëm Devin Johnson nga të huajt, ndërsa bashkë me 5-lojtarë vendorë janë gjashtëshja e ekipit që po luajnë tërë ndeshjen.