1/8 E FINALES, UKRAINA - POLONIA

Polonia arrin çerekfinalen e parë që prej 1997!
11 September, 2022 @16:28
Një ndeshje interesante e luftuar deri në fund u zhvillua gjatë mesditës ku Polonia duke e mposhtur Ukrainën ka arritur të sigurojë çerekfinalen e Eurobasketit për herë të parë që prej vitit 1997.
Ukraina - Polonia, përfundoi 86-94 [21-24, 24-18, 22-27, 19-25] ndërsa më i dalluari te Polonia ka qenë AJ Slaughter me 24, derisa Mateusz Ponitka dha 22 pikë në fitore.