Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RAHOVECI - PRIZRENI

Ponte Prizreni 3-0 Rahovecit, ruan lidershipin

Ponte Prizreni 3-0 Rahovecit, ruan lidershipin


28 January, 2021 @19:23

Ponte Prizreni e mposhti Rahovecin me rezultat 87-98 dhe u vëndos në krye të tabelës përsëri.

Prizreni që në çerekun e parë e ngriti epërsinë prej 13 pikëve, por vreshtarët pas çerekut të dytë e ulën epërsinë në 7 pikë.

Djelmoshat e trajnerit Arbnor Rifati, e ngritën përsëri epërsinë  në çerekun e tretë, derisa në 10 minutëshin e fundit e kontrolloi ndeshjen dhe e mposhti kundërshtarin.

Xavier Cannefax dhe Arti Hajdari me nga 22 pikë secili, ishin koshashënuesit më të mirë të skuadrës së Prizrenit.

Në anën tjetër, Isaiah Traylor me 23 pikë e 8 kërcime dhe Alban Veseli me 16 pikë u dalluan te vreshtarët.

TABELA AKTUALE

Kjo ishte fitorja e tretë e Prizrenit kundër Rahovecit.

Prizreni me 13 fitore e 5 humbje gjendet në krye të Superligës, kurse Rahoveci në pozitën e katërt me 12 fitore e 6 humbje.

Në xhiron tjetër Prizreni e pret Prishtinën, kurse Rahoveci do të përballet me Bashkimin.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga