Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRIZRENI - PEJA

Ponte Prizreni lider, Davitkov pëson për herë të parë me Pejën

Ponte Prizreni lider, Davitkov pëson për herë të parë me Pejën


23 January, 2021 @18:46

Prizreni e mposhti Pejën me rezultat 89-81 dhe u ngrit në krye të tabelës në Superligë.

Peja e mbylli çerekun e parë në epërsi prej 3 pikëve, derisa Prizreni e riktheu epërsinë në 10 minutëshin e dytë të ndeshjes.

Djelmoshat e trajnerit Arbnor Rifati, e ngritën epërsinë në çerekun e tretë, kurse e kontrolluan ndeshjen në 10 minutëshin e fundit dhe e arritën fitoren ndaj Pejës.

Divine Myles me 24 pikë ishte më i miri te Prizreni, kurse u ndihmua edhe nga Jeremiah Paige me 22 pikë.

Te Peja Dion Dixon me 29 pikë, derisa performanca jo e mirë e Dardanit, ka ndikuar në lojën e Pejës. Ai luajti me vetëm 7 pikë.

TABELA AKTUALE

Kjo ishte humbja e parë e trajnerit Jordancho Davitkov me skuadrën e Pejës që nga emërimi i tij në krye të stolit verdhezi.

Prizreni me këtë fitore ngritet në krye të Superligës me 12 pikë e 5 humbje, kurse Peja ka bilanc prej 11 fitoreve e 6 humbje gjendet në pozitën e tretë.

Prizreni në xhiron tjetër do të takohet me Rahovecin, kurse Peja e pret Bashkimin.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga