AUTO SPORTS
Potera fiton Drag Race-in
Teksti: FASK
7 May, 2018 @16:58
Për vetëm 09.131 sekonda Skender Potera e ka kaluar distancën prej 402 metrave dhe me këtë kohë është fitues i garës Drag Race, e cila u mbajt në pistën e vjetër të aeroportit në Sllatinë.
Nën organizim të Federatës së Auto Sportit të Kosovës dhe Auto Klubit Euro Goma, gjatë dy ditëve të fundjavës u organizua Drag Race i parë për këtë vit nga katër sa janë të paraparë.
Potera, i cili edhe në garat e mëhershme ka arritur sukses, ishte i pakonkurrencë dhe i vetmi që në kualifikime e siguroi paraqitjen në Klasën e 9 sekondave.
Gara u mbajt në tri grupe, AWD (veturat që tërheqin me katër rrota), RWD (veturat që tërheqin me rrota të pasme) dhe FWD (vetura që tërheqin me rrota të përparme), ndërsa klasat u përcaktuan sipas rezultateve të arritura të shtunën në garën kualifikuese.
Rezultatet:
AWD
Klasa 9
1.Skender Potera
Klasa 10
1.Adem Rexhepi
2.Gojart Potera
3.Naim Shabani
4.Ardi Potera
Klasa 11
1.Agron Ismajli
2.Elvis Kosova
Klasa 12
1.Arben Dibrani
Klasa 13
1.Behar Emrullahu
2.Eldonis Llapashtica
3.Lavdat Vllahiu
Klasa 14
1.Flamur Ismajli
2.Lulzim Zuka
FWD
Klasa 12
1.Hilmi Behrami
Klasa 13
1.Leutrim Isufi
2.Liridon Gashi
3.Leutrim Gjata
Klasa 14
1.Ilir Potera
2.Dukagjin Berisha
3.Gentrit Ramadani
Klasa 15
1.Leutrim Sylejmani
2.Arlind Ramadani
3.Agron Buduri
Klasa 16
1.Arbnor Nrecaj
2.Leutrim Sopjani
3. Pajtim Qupeva
RWD
Klasa 11
1.Arbnor Musliu
2.Esad Dosljak
Klasa 13
Ardian Rama
Klasa 14
1.Reshat Pulaj
2.Belkin Fazliu
Klasa 15
1.Mehmet Grajqevci