"SHANI NUSHI"

Preston Knowles - amerikani i parë i Vëllaznimit për 2022/23
25 July, 2022 @14:18
Pas disa vazhdimeve të kontratave edhe për një stinor si dhe përforcimeve vendore nga ekipet tjera, Vëllaznimi sot ka zyrtarizuar edhe një përforcim - të parin lojtar të huaj për edicionin e ri të Superligës, 2022/23.
Ai është Preston Knowles, playmaker, lojtar i pozitës një, por edhe dy në fushë, ndërsa me përvojën e tij që do ta lexoni mëposhtë, pritet të thotë fjalën kryesore në ekip përgjatë vitit të rikthimit të gjakovarëve në Superligë.
“Mirë se vjen Preston Knowles! Basketbollisti amerikan, 187-centimetra i gjatë është përforcimi i parë i klubit në pozitat 1/2. Preston ka përvojë të madhe në disa nga elitat më prestigjoze në europe si Kroaci, Itali, Israel, Greqi, Ukrainë, etj.” ka shkruar njoftimi i klubit kuqezi nga Gjakova.
Përndryshe Knowles 33-vjeçar së fundi ka qenë pjesë e ekipit tajlandez Mono Vampire, ku ka luajtur me mesatare prej 12 pikësh për ndeshje, 5.9 asistimesh dhe 5.6 kërcimesh. Këto statistika janë të fundit për të, përgjatë stinorit 2019/20.
Kujtojmë, ai ishte zyrtarizuar si përforim nga Peja në shkurt të këtij viti, por nuk kishte ardhur aty!
Në karrierën e tij ai ka qenë pjesë e ekipeve si Ironi Ziona (2013-2015), AEK Larnaca (2016), Maccabi Ashdod (2016/17), Zara (2017/18), Aurora Jesi (2019).