Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

INFORMATORI NR 15 I NDESHJES SË MBETUR

Prishtina dënohet me 200 euro

Foto: KBPrishtina/fb

Prishtina dënohet me 200 euro


16 January, 2023 @23:46

Skuadra e Prishtinës është dënuar me 200 euro nga Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) përkatësisht Komisioni i Garave (KG), për shkak të organizimit të dobët të tavolinës zyrtare në ndeshjen derbi të mbetur ndaj Pejës.

Në Informatorin shtesë të botuar për këtë ndeshje, në Vendimet e marra nga KG i FBK-së bëhet e ditur se KB Prishtina dënohet me 200 euro për shkak të mosrespektimit të nenit 48.9 të PG-së.

“Vendime: KB Sigal Prishtina dënohet me 200 euro, konform nenit 48.9 të PG” - ka shkruar në Informatorin shtesë Nr. 15 të Superligës botuar sot nga FBK-ja.

Në vërejtje të regjistruar nga vëzhguesi është shënuar: Ekipi vendas nuk ka siguruar printer.

Nga kjo ndeshje nuk kishte dënime tjera të mëdha, pos për gabime teknike ku një e mori Dardan Berisha dhe një KB Peja si ekip, të dyja nga 50 euro.

Kujtojmë, kjo ndeshje ishte luajtur pa shikues për shkak të një dënimi të mëhershëm të Prishtinës. Bardhekaltërit fituan këtë derbi, 83-45.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga