Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DERBI I VJETËR

Prishtina, e pandalshme

BOROZANI/Lis Dorambari

Prishtina, e pandalshme


2 November, 2014 @21:41

Sigal Prishtina vazhdon të radhis fitoret në Superligë dhe të mos prish ecurinë perfekte të saj - me të gjitha fitore. 

Trepça doli e para në epërsi me treshen e Valdrin Haxhiut në sekondën e 30 të ndeshjes, derisa Sigal Prishtina barazoi përmes treshes së Edmond Azemit pas një minute. Mitrovicasit edhe dy herë dolën në epërsi 3-5 dhe 5-7 dhe pas barazimit të bardhekaltërve me pikët e Jordan Hulls, ekipi i Sabit Hadzic krijoi epërsi të pakapshme më, për të fituar çerekun e parë 23-14. 

Çereku i dytë ishte i barabartë, ku prishtinasit e fituan me një pikë dallim, derisa edhe njëherë i ndezën motorët në çerek të tretë për të ngritur edhe më epërsinë, ku në një moment ishte +27 për kampionen. 

Çereku i fundit përcaktoi vetëm rezultatin përfundimtar të ndeshjes derisa për Trepçën fitorja dukej larg tashmë. 

Dardan Berisha, i pakapshëm, pësëri shënoi më së shumti për Sigal Prishtinën, 25 pikë. Derisa këto pikë i kombinoi edhe me 5 asistime dhe 3 vjedhje topi. 

Atij i ndihmuan edhe Aaron McGhee me 19 pikë e 8 kërcime, pastaj kapiteni legjendar i ekipit, Edmond Azemi me 15 pikë, 5 asistime dhe 6 kërcime për të regjistruar fitoren e pestë me radhë në kampionat dhe për të mposhtur rivalin e vjetër Trepçën. 

Te ekipi i Ilir Selmanit, Ken Brown ka vazhduar me performacat e mira. Organizatori amerikan i mitrovicasve shënoi më së shumti pikë në ndeshje. Ai realizoi 30 pikë dhe 6 asistime në humbjen e dytë të ekipit të tij. 

Përveç Brownit, vetëm edhe Anthony Thompson dhe Valdrin Haxhiu regjistruar pikë dyshifrore për mitrovicasit. I pari shënoi 12, derisa tjetri 11 pikë. 

Derisa Sigal Prishtina vazhdon të jetë e para, Trepça tashmë vendoset në pozitën e katërt të tabelës pas disfatës së regjistruar. 

REZULTATET, TABELA AKTUALE


TRILLER I RADHËS

Ylli me fitore në Karagaç

FBK Superliga

Ylli me fitore në Karagaç

02/11/14 @ 21:18

HUMBJA NR. 4

Nuk po mjafton Kobe për Lakersin

NBA

Nuk po mjafton Kobe për Lakersin

02/11/14 @ 17:01

SHANI NUSHI - GJAKOVË

Ndeshja më interesante e stinorit, i takoi Bashkimit

FBK Superliga

Ndeshja më interesante e stinorit, i takoi Bashkimit

01/11/14 @ 21:28

LEHTË NË KARAGAÇ

Shima shkëlqen ndaj Kastriotit

FBK Superliga

Shima shkëlqen ndaj Kastriotit

01/11/14 @ 21:12

PARA DUELIT TË RËNDËSISHËM + LINKU I NDESHJES

Kosova luan sonte ndaj Danimarkës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Kosova luan sonte ndaj Danimarkës

26/07/23 @ 11:48

12-SHJA E HADARIT

Kthehet Erjon Kastrati, nga kombinimi bie Rron Ukaj

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Kthehet Erjon Kastrati, nga kombinimi bie Rron Ukaj

25/07/23 @ 10:50

I HUAJI I TRETË NË EKIP

Isaiah Kelly - përforcim i radhës te KB Prizreni

FBK Superliga/International/Transfere

Isaiah Kelly - përforcim i radhës te KB Prizreni

24/07/23 @ 11:03

NJOFTIMI I FBK-së

FBK: Sot mbyllet afati për dorëzim të dokumentacionit të kritereve të licensimit dhe garimit

FBK Superliga

FBK: Sot mbyllet afati për dorëzim të dokumentacionit të kritereve të licensimit dhe garimit

21/07/23 @ 12:48

MITROVICASIT NË GARA EVROPIANE

Trepça në FIBA Europe Cup

FBK Superliga/International

Trepça në FIBA Europe Cup

21/07/23 @ 11:52

PERFORMANCAT MË TË MIRA INDIVIDUALE

TOP 3-shja e Kosovës ndaj Zvicrës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

TOP 3-shja e Kosovës ndaj Zvicrës

20/07/23 @ 12:14

TRANSMETIMI ONLINE

Kosova-Zvicra, transmetimi direkt online

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Kosova-Zvicra, transmetimi direkt online

19/07/23 @ 11:39

FAVORIT MYSAFIRËT

Bastoret: Zvicra favorite e lehtë ndaj Kosovës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Bastoret: Zvicra favorite e lehtë ndaj Kosovës

19/07/23 @ 11:07

VIZITË E RËNDËSISHME PËR FEDERATËN

Drejtori ekzekutiv i FIBA Evropës, mysafir në ndeshjen Kosova-Zvicra

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Drejtori ekzekutiv i FIBA Evropës, mysafir në ndeshjen Kosova-Zvicra

18/07/23 @ 22:33

LISTA PËRFUNDIMTARE

Rami Hadar shpall 12-shen e Kosovës ndaj Zvicrës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket/International

Rami Hadar shpall 12-shen e Kosovës ndaj Zvicrës

18/07/23 @ 20:37


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga