Ç3: PRISHTINA - PRIZRENI

Prishtina këndellet, krijon epërsi
22 October, 2022 @20:28
Pas pjesës së parë të ndeshjes që i takoi minimalisht Prizrenit, Prishtina është këndellur në cerek të tretë të ndeshjes dhe e ka fituar atë 26-17 për të bërë rezultatin e përgjithshëm të duelit 10 minuta para fundit të saj, 72-64.
Më efikasi te Prishtina deri tash është Jan Palokaj me 18 pikë, ndërsa te Prizreni po dallohet Dachon Burke, me 17 të shënuara.
Raporti i plotë i ndeshjes, pas përfundimit të saj.