PRSHTINA - VËLLAZNIMI
Prishtina lehtë në gjysmëfinale
21 October, 2020 @21:24
Skuadra e Prishtinës, duke e mposhtur Vëllaznimin me rezultat 88-66, është kualifikuar në gjysmëfinale të Superkupës së Kosovës.
Prishtina e kontrolloi ndeshjen nga fillimi e deri në fund dhe kështu me lehtësi e arriti gjysmëfinalen.
Dion Haxhosaj me double-double prej 21 pikëve e 12 kërcimeve ishte më i miri te Prishtina, derisa u ndihmua edhe nga Fisnik Rugova me 16 pikë dhe Arian Qallaku me 11 pikë të tjera.
Te Vëllaznimi më i dalluari ishte amerikani Chris Hortman me 32 pikë e 13 kërcime, përveç Hortmanit, që debutoi te skuadra gjakovare sonte, i vetmi me pikë dyshifrore ishte Bujar Qeku me 11 pikë.
Prishtina në gjysmëfinale të Superkupës do të takohet me Rahovecin që e mposhti sot Trepçën me rezultat 78-63.