Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GJASAT PËR PLAYOFF, NË FIJE PERI

Prishtina mposhtet, shpresat zbehen

Prishtina mposhtet, shpresat zbehen


25 January, 2023 @23:44

Prishtina nuk ka arritur të sigurojë kualifikimin në PlayOff derisa kishte mundësinë pa u varë nga asnjë ekip tjetër ta bëj këtë. Në ndeshjen që duhet të shënonin fitore ndaj ekipit estonez TalTech, Prishtina u mposht.

Taltech deri tash nuk kishte shënuar asnjë fitore në kuadër të Grupit A në ENBL, ndërsa pritej që Prishtina të kishte punë të lehtë dhe të siguronte PlayOffin që në debutimin e tyre në këtë garë.

Por, TalTech me lojë të mirë befasoi prishtinasit me 73-91, për të regjistruar fitoren e parë në ENBL për sivjet, ndërsa gjasat e Prishtinës për më tepër janë zbehur shumë, pasi që tash varet nga rezultatet e ndeshjeve të fundit të ekipeve tjera në grup.

Pas kësaj ndeshjeje Prishtina mbyll Grupin A të ENBL-së me bilanc 2-4, ndërsa Taltech me 1-5. Tash, Prishtina duhet të shpresojë në humbje të Siauliait për të kërkuar PlayOffin.

TABELA AKTUALE E GRUPIT A:

1. Zielona Gora 4-2
2. Start Lublin 4-1
3. Budivelnyk 4-0
4. Kalev/Cramo 2-4
5. Prishtina 2-4
6. Siauliai 2-3
7. Taltech 1-5.
Katër të parat e grupit dalin në PlayOff.

Ndeshjet e mbetura të Grupit A janë:

Start Lublin - Budivelnyk (6 shkurt)
Siauliai - Budivelnyk (10 shkurt).


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga