PRISHTINA - BESA

Prishtina në pritje të vazhdimit të serisë
10 March, 2021 @9:35
Ndeshja e fundit e ditës së sotme në kuadër të Superligës, do të luhet në mes të Prishtinës dhe Besës nga ora 13:00.
Kjo do të jetë përballja e tretë e sezonit dhe dy ndeshjet e kaluara Prishtina e mposhti kundërshtarin me rezultat 4-0 dhe 0-2.
Gjithasht do të jetë dueli i 65 pas luftës në mes të këtyre dy skuadrave, ku Prishtina ka 37 fitore kurse Besa 18, derisa 9 ndeshje kanë përfunduar me barazim.
Prishtina në këtë ndeshje ka disa mungesa për shkak të kartonëve dhe lëndimeve.
Prishtina për momentin gjendet në pozitën e tretë me 47 pikë, kurse Besa është në pozitën e fundit me 7 pikë.