PRISHTINA MERR EPËRSINË
Prishtina nis mbarë playoffin
7 April, 2024 @22:34
Prishtina ka fituar ndeshjen e parë të serisë çerekfinale të playoffit ndaj Vëllaznimit, 72-64, dhe ka marrë epërsinë 1-0 në seri.
Me një çerek të parë ku bënë dallimin 6 pikësh (24-18), ndërsa me çerek të tretë të fortë (13-8) në mbrojtje për të dyja palët dhe mossaktësi në gjuajtje, Prishtina nxorri fitoren. Vëllaznimi arriti epërsinë më të madhe 3 pikëshe në ndeshje, por ajo nuk zgjati shumë.
Henrik Sirko u dallua te Prishtina me 18 pikë të shënuara, ndërsa 15 i dha Donte Clark, e me nga 10 pikë u ndanë nga ndeshja Malcolm Armstead e Donovan Smith.
Vëllaznimit, që tregoi rezistencë dhe u mundua të befasojë Prishtinën përsëri (sikurse në xhiron XXVIII) nuk i mjaftuan sonte pikët e Jalen Rayit - 16 dhe të Daniel Lekndreajt e Jordan Dallasit - nga 14 secili.
Përballja e radhës e serisë çerekfinale luhet në “Shani Nushi” të Gjakovës. Fitorja për Prishtinën aty do të thotë kualifikim në gjysmëfinale, ndërsa për Vëllaznimin vazhdim i serisë, ku vendimtarja luhet në Prishtinë.