Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRIZRENI-PRISHTINA

Prishtina rikthehet në krye me fitore ndaj Prizrenit

Foto: KBPrishtina/fb

Prishtina rikthehet në krye me fitore ndaj Prizrenit


17 December, 2022 @18:56

Me lojë të mirë në çerekun e fundit, Prishtina ka arritur të kalojë Ponte Prizrenin në Sezai Surroi sonte, duke e fituar ndeshjen 71-77 [22-19, 17-21, 18-15, 14-22] për të rimarrë lidershipin në Superligë së paku derisa luhen ndeshjet tjera.

Dyshja amerikane e Prishtinës e ardhur më parë në ekip, Dustin Thomas dhe Derrick Wilson kanë qenë instrumental në fitoren e ekipit, derisa i pari bëri double-double me 21 pikë e 11 kërcime, ndërsa i dyti dha 20 pikë e 9 kërcime në fitore. Wilson gjithashtu, ka qenë perfekt në shut për tri pikë duke shënuar 4 herë nga 4 tentimet që i kishte.

Dardan Berisha @ Prishtina

Edhe Jetmir Zeqiri kreu ndeshjen me double-double duke dhënë 10 pikë e duke bërë 10 kërcime në fitoren e dhjetë të ekipit bardhekaltër të drejtuar nga Murat Bilge.

Te Prizreni, që iu kthye bilancit negativ me humbjen e sontme 6-7, mundi i madh i Dachon Burke ka qenë i pamjaftueshëm për të bërë më shumë. Burke shënoi 32 pikë, 9 kërcime e 5 asistime në ndeshje, por s’mjaftoi për më tepër. Wayne Arnold dha 15 pikë ndërsa Muhamedali Janjeva 11 të tjera për Prizrenin.

Jan Palokaj @ Prishtina

Derisa Prishtina tash ka bilanc 10-4 Prizreni bëri atë 6-7.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga