GAME 3: PRISHTINA - RAHOVECI
Prishtina rikthen avantazhin e serisë
7 May, 2019 @22:27
Pas humbjes në ndeshjen e dytë të serisë, Prishtina është këndellur dukshëm në ndeshjen e tretë dhe me dominim total e mposhti Rahovecin me rezultat 106-80.
Që nga fillimi i ndeshjes e deri në fund, epërsia ishte te skuadra bardhekaltër.
Te Prishtina, që në këtë ndeshje ishte pa trajnerin Damir Mulaomerovic për shkak të suspendimit, më i dalluari ishte Divine Myles. Ai luajti me 27 pikë, 13 kërcime e 3 asistime, derisa u ndihmua edhe nga Dardan Berisha me 20 pikë e Ahmed Bashir me 17 pikë të tjera.
Te Rahoveci më të mirët ishin Fred Richardson me 19 pikë dhe Andre Washington me double-double prej 16 pikëve e 12 kërcimeve.
Prishtina kaloi 2-1 në epërsi në seri, derisa ndeshja e katërt do të luhet në palestrën e Rahovecit. Prishtinës i nevojitet vetëm edhe një fitore për t’u shpallur kampione e Kosovës.