GJOBAT NGA INFORMATORI 36
€800 gjoba nga ndeshja e dytë e serisë
6 May, 2019 @15:18
Tetëqind euro gjoba në të holla janë shqiptuar nga Komesari i Garave të FBK-së pas ndeshjes së dytë të serisë finale të Superligës, ku Rahoveci mposhti Prishtinën dhe barazoi serinë finale në 1-1.
Në Informatorin Nr 36 të Superligës është bërë e ditur se për gabim teknik janë dënuar Deshon Minnis i Rahovecit dhe Dardan Berisha i Prishtinës, secili me nga 100 euro.
Shiko: Playoff Skemën
Ndërsa për hudhje të gjësendeve të forta që mund të shkaktojnë lëndime klubi i Rahovecit është gjobitur me 300 euro. Si dhe trajneri i Prishtinës për sjellje josportive ka marrë një gjobë prej 300 eurosh tjera, që çon totalin në 800 euro për të dyja ekipet nga kjo ndeshje.
Dueli i radhës i serisë finale luhet më 7 maj me fillim prej orës 20:30 në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve të Prishtinës.