GAME 3: BLAZERS - NUGGETS
Pas 4 vazhdimeve caktohet fituesi
4 May, 2019 @9:37
Ndeshja e çmendur me 4 vazhdime në serinë Portland Trail Blazers - Denver Nuggets, përfundoi me rezultat 140-137 në të mirë të Portlandit.
Pas 66 viteve, për herë të parë një ndeshje Play Offi shkoi 4 herë në vazhdime.
CJ McCollum dhe Damian Lillard së bashku shënuan 69 pikë. McCollum luajti me 41 pikë, derisa Lillard me 28 pikë.
Te Denveri u dalluan Jamal Murray me 34 pikë e 9 kërcime dhe Nikola Jokic me triple-double prej 33 pikëve, 18 kërcimeve e 14 asistimeve, por nuk mjaftuan për fitore.
Portlandi me këtë fitore kaloi 2-1 në epërsi në serinë gjysmëfinale të Konferencës Perëndimore. Ndeshja e katërt e serisë do të luhet më 6 maj në ora 01:00.